Prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani ka pranuar se ka shkelur ligjin kur ka firmosur në mbledhjen e këshillit bashkiak se ky këshill të ketë 2 zëvendëskryetar.

Prefekti foli edhe për mosfirmosjen e dy-projektvendimeve për rregulloren e këshillit dhe krijimin e komisioneve.Kjo është shkresa zyrtare dhe ndryshe nga sa thotë në fund të saj prefekti i është drejtuar këshillit bashkiak që të rishikohen dy komisionet ai i arsimit dhe çështjeve ligjore. Duke vijuar më tej sërish sipas kësaj shkrese asnjë prej pretendimeve që tha prefekti nuk i ka bërë me shkrim në adresë të këshillit.Padinë në gjykatë administrative nga këshilltari Fatlum Nurja e quajti të drejtë.Një ditë më parë këshilli bashkiak miratoi dy projekt-vendimet që prefekti nuk I firmosi dhe tashmë pritet të shihet nëse pas 10 ditëve do ti drejtohet gjykatës administrative apo jo.

Artikulli paraprakKËSHILLI I BASHKISË SHKODËR MIRATON PIKAT E RENDIT TË DITËS
Artikulli tjetërDHUNA NDAJ NXËNËSVE, TJETEËR SKANDAL NË ARSIM