Komedia “Kamera e Pallatit” u ngjit në skenën e teatrin “Migjeni”. Kjo komedi vjen për publikun shkodran nga Fra. Valentin Rroku me regji e skenografi të Gjon Stefës dhe aktorët e mirËnjohur Drande Xhai , Gac Kodrina dhe aktorë të rinj të qytetit të Shkodrës. Aktorja Drande Xhai citoi se komedia u mirëprit nga publiku shkodran dhe rolin e saj në këtë komedi e priti me kënaqësi .

Nga ana tjetër, Fra. Valentin Rroku shprehet mjaft i emocionuar për suksesin dhe duartrokitjet që pati komedia. Gjithashtu, regjisori dhe skenografi Gjon Stefa falenderon aktorët që luajtën në këtë komedi dhe pohon se kjo është komedia që dëshirojmë të kemi në qytetin e Shkodrës . Komedia “Kamera e Pallatit” dha mesazhin e duhur për publikun ashtu siç thotë edhe një shprehje popullore ”të gjithë duhet të shohin punën e tyre”.

Artikulli paraprakMURIQAN, SEKUESTROHEN 4.5 KG HEROINË
Artikulli tjetërASAMBLEJA E VLLAZNISË MBLIDHET MË 30 JANAR