Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos, është ndalur sërish në problematikat e marrëdhënieve të vendit të tij me Shqipërinë. Në një mesazh me rastin e vitit të ri, Pavlopulos ka nënvizuar se në marrëdhëniet me fqinjët janë përcaktues katër parametra, mes të cilave edhe respektimi i të drejtës së pronësisë dhe të drejtat e minoriteteve. Sipas kryetarit të shtetit grek, këto janë çështje të karakterit kombëtar për Greqinë, por janë edhe çështje që i përkasin familjes europiane.

“Këto çështje janë edhe kuti matës për marrëdhëniet e miqësisë dhe fqinjësisë së mirë, si dhe të perspektivës europiane të vendeve fqinje me ne, në sensin që gjithçka varet përnjëmend dhe prej respektimit të plotë nga ana e tyre”, vë në dukje Pavlopulos.

Në këtë pjesë, mesazhi i presidentit grek drejtohet më së shumti ndaj Turqisë, me të cilën Greqinë e ndan edhe çështja e Qipros.

Tri nga katër pikat që presidenti grek i përcakton si “kutinë matës” në marrëdhëniet me fqijnjët, lidhen me Turqinë dhe e katërta me Shqipërinë, pavarësisht se asnjë prej të dy vendeve nuk përmendet me emër.

“Respektimi i të drejtave themelore të njeriut dhe më së pari i të drejtës së pronësisë dhe i të drejtave të minoriteteve”, saktëson presidenti grek, duke iu rikthyer edhe në ditën e fundit të vitit, një çështjeje që e ka prekur disa herë gjatë 2017-s.

Artikulli paraprakMETA VIDEO-KONFERENCË ME USHTARAKËT JASHTË VENDIT: MBËSHTETJE DHE SOLIDARITET
Artikulli tjetërPUNË NË NATËN E NDËRRIMIT TË VITEVE!