Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot “e-Wallet”, aplikacionin më të ri nga Posta Shqiptare.

Rama shprehet se përmes këtij aplikacioni, merren një sërë shërbimesh në postë online.

Kreu i qeverisë thekson se aplikacioni shkurton kohën për qytetarët, si dhe zhduk burokracitë, duke mos pasur nevojë që të pritet në sportele.

Postimi në “Facebook” i kryeministrit Edi Rama:

Elbasan – Oferta e re e POSTËS SHQIPTARE kurorëzon një nga rrugët më të rëndësishme të hartës së #RevolucionitDigjital2020📲

“e-Wallet” është portofoli i ri elektronik i çdo qytetari, për të kryer të gjitha shërbimet postare nga celulari i vet, pa pasur më asnjë nevojë për të harxhuar kohë, nerva e deri edhe lekë për ryshfet, nëpër radhat e labirinthet e burokracisë👍

Kush flet për administratën e për korrupsionin në administratë, ka të drejtë të kërkojë shumë më tepër akoma, po kush nuk e sheh ndryshimin si dita me natën në shërbimet për qytetarët, ose ka shumë mllef politik e nuk shikon dot ose ka humbur kujtesën dhe nuk gjykon dot😊