I sapo ardhur në krye të bashkisë Pukë Gjon Gjonaj akuzon ish-kryebashkiakun e mëparshëm Beqir Arifaj se ky i fundit e ka lënë në borxh këtë bashki në kohën kur e drejtonte. Kryebashkiaku aktual Gjonaj thotë borxhi është 600 milion lekë të vjetra dhe jo 260 milion siç pretendon ish-kreu i bashkisë Pukë Beqir Arifaj.

Për këtë arsye vijon Gjonaj e gjithë bashkia është vënë në sekuestro nga zyra e përmbarimit. Duke folur edhe për prioritetet, Gjonaj shprehet se në Pukë parësore është punësimi. Gjon Gjonaj u zgjodh në krye të bashkisë Pukë në zgjedhjet vendore të 21 qershorit teksa fitoi përballë kandidatit të PD Rrok Dodaj.