PRESIDENTI EGJIPTIAN DHE AI RUS KANË DISKUTUAR EDHE PËR MUNDËSINË E BRAKTISJES SË DOLLARIT. Nuk ka simbolikë më të mirë se sa një kallashnikov për të treguar synimet e një vizite si ajo që Vladimir Putin po kryen në Kajro.

Presidenti ia bëri dhuratën e veçantë homologut egjiptian, Abdel Fatah al-Sisi, duke ditur të kaluarën e tij si gjeneral. Ushtria egjiptiane ka pasur prej vitesh mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, por pas dhunës së shfaqur prej saj në shtypjen e mbështetësve të ish-presidentit Morsi në vitin 2013,  ajo ka pakësuar  furnizimin me armë për të, duke bërë që Al-Sisi të kthejë sytë nga Rusia. Presidenti egjiptian dhe ai rus kanë diskutuar edhe për mundësinë e braktisjes së dollarit në kryerjen e shkëmbimeve tregtare dhe rikthimin te monedhat vendase.