Putin i jep pasaportën ruse aktorit hollivudian Seagal

Presidenti rus Vladimir Putin i ka dhënë pasaportën ruse aktorit hollivudian Steven Seagal. Putin është shprehur se ky veprim do të shërbejë si simbol i përmirësimit të lidhjeve të përçara midis Moskës dhe Washingtonit. Në një ceremoni të zhvilluar në Kremlin, Seagal ka nënshkruar pasaportën e tij të re dhe ka shtrënguar duart me presidentin rus. “Dua të të uroj dhe të shpreh shpresën se ky është një gjest që do të shërbejë si shenjë që tregon për normalizimin gradual të marrëdhënieve mes dy vendeve tona”, u shpreh Putin. Ndërsa aktori tha: “ Çdo gjë është mirë. Ne do të flasim më vonë. Për momentin thjesht jam i nderuar që ndodhem këtu.” Putin, një fans i arteve marciale që Seagal shpesh i praktikon në filmat e tij nënshkroi në fillim të këtij muaji urdhrin për dhënien e shtetësisë ruse aktorit amerikan.

Artikulli paraprakURDHRAT E MBROJTJES,POLICIA:10 PERSONA NE DITE DENONCOJNE DHUNEN
Artikulli tjetërGODITET GRUPI KRIMINAL I VJEDHJES SE MAKINAVE,DREJTOHEJ NGA NJE SHQIPTAR