Qeveria do të dorëzojë në Kuvend projektligjin për identifikimin dhe regjistrimin e shtetasve që jetojnë në emigrim.

Projektligji do të krijojë një regjistër unik regjistrimi përmes të cilit do t’i garantohet çdo shtetasi shqiptarë, që jeton jashtë Shqipërisë shërbimet shtetërore e deri tek e drejta e votës.Në realizimin e kësaj nisme është angazhuar Ministria e Brendshme dhe ajo e Punëve të Jashtme dhe dy ministrat përkatës dhanë disa detaje në një konferencë të përbashkët për shtyp këtë të hënë. Nga ana e tij, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati e cilësoi nismën si tregues të vullnetit të maxhorancës për t’u kthyer mbrapsht borxhin që shteti u ka qytetarëve të vet që kanë ndihmuar në zhvillimin e vendit në këto dy dekada.

Artikulli paraprakMORATORIUMI 10 VJEÇAR I PYJEVE, KRYEMINISTRI RAMA PREZANTON NISMËN
Artikulli tjetërTRAGJEDIA E 9 JANARIT, 12 VITE ME PAS