Shkodra jo vetem te dielave por edhe ne dite te zakonshme ka rremujen e saj, por ne te diela duket se eshte me e zhurmshme se asnjehere tjeter.

Qytetaret kane denoncuar situaten e krijuar ne Shkoder gjate kesaj te diele, situate e cila nuk perseritet vetem ne fundjave por edhe gjate diteve te caktuara. Trotuare te zaptuara, shites ambulant qe cenojne hapesiren publike per qytetaret, nje rremuje e cila nuk mund te perligjet nga askush. Fotot qe ju shihni i perkasin nje prej segmenteve me te populluara, ne kryqezimin tek Prek Cali ne Shkoder, nje situate e cila nuk merr zgjidhje prej kohesh edhe pse shpesh here eshte ngritur nje shqetesim i tille nga mediat. Qytetaret kerkojne zgjidhje, dhe ajo i takon Bashkise se Shkodres, ne menyre qe trotuaret ti rikthehen qytetareve, nderkohe qe te shmanget edhe nje tragjedi e mundshme sa here dikush qarkullon ne kete segment

Artikulli paraprakPS PREZANTON NË SHKODËR ORGANIZIMIN DIXHITAL
Artikulli tjetërSEKUESTROHEN 25M3 LËNDË DRUSORE NË NJËSINË GUR I ZI