Për një vend si Shqipëria ku toponimet shpesh përbëjnë shkas për debate të ashpra publike, është e habitshme që emërtimi I shesheve dhe rrugëve kalon zakonisht në heshtje. Shumë nga këto në Shqipëri mbajnë emertime të personazheve të huaja. E njëjta situatë është edhe në qytetin e Shkodres ku shumë rrugë mbajnë emra të cilët kanë një vlerë të madhe për kontributin e tyre në vendin tone.

Konkretisht në zonën e njohur si Kafja e Madhe për shkodranët rruga mban emrin e nje studiuesi hungarez Franz Baron Nopcsa.Apo në rrugën pranë ambulancës së qytetit e cila mban emrin rruga Ëilson Sipas qytetareve këta emërtime është më mirë të zëvendësohen me emra të personazheve Shkodranëve të cilët mbartin mbi vete një kontribut qofte artistik ose historik për qytetin tonë.

Sic e konstatuam nga intervistat shumë prej tyre nuk dinë se cfarë kuptimi kanë këto rrugë. Ndaj natyrshëm lind pyetja a mos do të ishte më mirë që rrugët e qytetit tonë të kishin ato shumë emra të artit e kulturës Shkodrane?