“Rikthimi i metodave të sigurimit komunist” e ka quajtur prefekti i qarkut Shkodër Paulin Radovani mbledhjen e 20 gushtit për konstituimin e këshillit bashkiak. Sipas tij Partia Demokratike nuk zhvilloi një proces të lirë dhe demokratik.

I pyetur nëse do të firmosë vendimet që janë marrë gjatë mbledhjes së konstituimit të këshillit bashkiak të Shkodrës, prefekti Radovani tregon se nuk do të sjellë pengesa dhe se do të firmosë për të mirën e Shkodrës sepse nëse nuk e bën një gjë të tillë vetëm sa e vonon procesin.Prefekti Radovani mori pjesë përgjatë gjithë mbledhjes së konstituimit duke reaguar shpesh herë edhe jashtë kompetencave të tij përsa i përket debateve që u zhvilluan mes përfaqësuesve të forcave politike.

Artikulli paraprakPARIS, ATENTATORI I TRENIT MBËRRIN NË GJYKATË
Artikulli tjetërPD, BARDELI, GURAZIU E RUPA NË GARË PËR KËSHILLIN E QARKUT