Kryeministri Edi Rama është vlerësuar me një çmim të veçantë në Puglia, gjatë ceremonisë së përkujtimit të 30-vjetorit të fillimit të emigracionit shqiptar drejt Puglias. Ka qenë Michele Emiliano, kryetar i Këshillit Rajonal të Puglias, ai që i ka dhënë çmimin “Rrënja e Puglias”,

“Është një surprizë e vogël kjo, jo dhe aq e vogël sepse ky është një çmim që iu jepet vetëm puljezëve. Po bëjmë një përjashtim, do ia japim një puljezi me shtetësi shqiptare. Çmimi ‘Rrënja e Puljas’, do marrësh përsipër nëse do ta pranosh të mbrosh dhe tokën time jo vetëm tënde”, tha Emiliano.

Nga ana tjetër Kryeministri Edi Rama vlerësoi pritjen befasuese dhe vlerësimin ndaj tij, teksa theksoi se Italia ka qenë gjithmonë engjëlli mbrojtës i Shqipërisë.

“Nuk e di nëse unë me të vërtetë e meritoj të gjithë këtë. Jam me të vërtetë i surprizuar. Është një mikpritje befasuese, e dëshmon dhe mungesa e kravatës sime. Faleminderit nga zemra për të gjithë këtë. Meqenëse shkon si traditë që kur merr një çmim duhet të flasësh do përpiqem ta bëj këtë duke i falënderuar të gjithë, miqtë që janë në sallë dhe pse janë me maska.

Kur po shikoja ato pamje që u shfaqën më parë po mendoja se është gjithmonë e më e pabesueshme të përfytyrosh se ata njerëz ishim ne, shqiptarët që jetojnë në ditët e sotme sepse duket një histori që ka ndodhur mijëra vjet më parë. por në 30 vite kanë ndryshuar shumë gjëra. Kanë ndryshuar shumë gjëra edhe sepse ne vinim nga tepër larg dhe ndryshimet në Shqipëri kanë qenë të jashtëzakonshme.

Ata janë pjesë përbërë e kësaj shoqëri, janë gati gjysmë milioni. Janë 50 mijë ata që kanë një sipërmarrje, mijëra studentë dhe nuk shihen më si njerëz të dyshimtë.

Për ne Italia ishte një ëndërr. Unë kam pasur një gjyshe katolike, e cila më ka mësuar këtë gjuhë, e cila më thoshte shqipja është gjuha e të parëve të tu dhe italishtja është gjuha e të kaltërve.

Ishte ndoshta ushtrimi i madh i solidaritetit i refugjatëve drejt Italisë, drejt këtyre brigjeve ku kishte qindra mijëra të dëshpëruar. Më pas kemi dhe historinë e madhe të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Italisë, një histori e karakterizuar nga solidariteti i madh i Italisë.

Në momentet më të errëta Italia ka qenë pranë Shqipërisë. Mbaj mend në vitin 1997 kur vendi iu afrua buzës së greminës. Nuk kishte më shtet, nuk kishte më ligj, rrugët në duart e bandave dhe Italia mbërriti me një operacion të madh ushtarak por edhe me një ndihmë të drejtpërdrejt Romano Prodi ishte nismëtari, që krijoi gjithë idenë.

Nuk ishte mbërritja e një force ushtarake për të vendosur rendin, por mbërritja në një vend mik për të ndihmuar vendin tonë. Italia ka qenë engjëlli mbrojtës i Shqipërisë, qoftë atëherë kur bëhet fjalë për të folur për Shqipërinë në selitë në Bruksel, qoftë kur bëhej fjalë për të ndihmuar Shqipërinë. Kujtoj ditët pas tërmetit.

Luigi u përfshi personalisht në një mënyrë befasuese, përtej asaj që mund ta quajmë solidaritet. U përfshi si të ishte Napoli, sikur po digjej Napoli, jo një vend nga ana tjetër e detit. Pastaj dhe të tjerët. U bë e pabesueshmja.

Nuk është retorikë kjo. Ishte pabesueshme të shihje këta djem e vajza, zjarrfikësit që kishin mbërritur shumë kur ende kishte jetë nën gërmadha. Ishin situata të rrezikshme dhe ata u futën për të shpëtuar jetë të një vendi tjetër.

Më pas sigurisht në nivel bashkëpunimi, qoftë nga ana e asistencës, ndihmës dhe transformimit të njohjeve në ndërtimin e institucioneve”, deklaroi Rama.