Kryeministri Edi Rama ka vijuar me akuzat e tij për presidentin Ilir Meta se po bën fushatë për LSI-në.

“Nuk ka nevojë për komente, veprimtaria ilegale e Metës është në sytë e të gjithëve. Meta nuk është në lartësinë e detyrës që i ngarkon kushtetuta, por është nën çdo nivel të justifikueshëm edhe për një person që ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës, një

president që bën propagandë kundër qeverisë, që flet me një gjuhë rruge, që lëviz ditën e natën për qëllime elektorale, që e ka vënë Presidencën në dispozicion të LSI dhe që çdo ditë humbet nivel në raport me detyrën nuk ka nevojë ta komentojë unë, se të gjithë e shohin dhe e ndjejnë dhe të gjithë do e dënojnë në 25 prill”, tha Rama.

Artikulli paraprakSTUDIMI: PSE DELFINËT JANË SOCIALË DHE INTELIGJENTË SI NJERËZIT, EDHE PSE JANË ZHVILLUAR NË MJEDIS TJETËR?
Artikulli tjetërBASHA PREZANTON PROGRAMIN E PD-SË PËR BIZNESIN DHE ANTI-KORRUPSION: PËR 1 VIT NUK DO KETË GJOBA PËR BIZNESET, DO ULIM NUMRIN E INSPEKTIMEVE