Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë të dielë familjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Gjatë takimit me familjarët të ish-presidentit, Rama ka treguar edhe detaje gjatë momentit kur ka vizituar Thaçin në Hagë.

Në një moment Rama tregoi se në formularin që do plotësonte duhet të jepte edhe arsyen e vizitës së tij, ndërsa tha: Aty ishte një pikë ku thuhej; arsyeja e vizitës; unë shënova: “Më ka marrë malli”, tha kryeministri Rama.

Më tej u shpreh: “E takova se më mori malli me e taku, se e kam si vëlla.”

Rama nuk ngurroi të provonte plisin, duke i falënderuar për dhuratën, por nuk i kurseu batutat gjatë momentit kur e vendos plisin në kokë: “Unë e kam kokën sa dyfishi, megjithatë do e mbaj”.

Artikulli paraprakZGJEDHJET PARLAMENTARE NË FRANCË, MACRON HUMBET SHUMICËN ABSOLUTE
Artikulli tjetërNJIHUNI ME EFEKTET SHËNDETËSORE TË BORONICËS