Kuvendi ka nisur seancën maratonë për shqyrtimin dhe miratimin e buxhetit të vitit 2022 dhe të paketës fiskale. Ajo ka nisur me një minutë heshtje nga deputetët për 45 viktimat e aksidenti tragjik në bullgari, të cilët ishin shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Gjithashtu jashtë kuvendit po zhvillohet edhe një protestë nga fermerët që kundërshtojnë paketën e re fiskale. teksa ata protestonin ka ardhur kryeministri Edi Rama për të hyrë në seancë dhe është takuar me ta duke marrë një përfaqsi të tyre në sallën e Kuvendit.

‘Kush është përfaqësuesi i tyre se nuk flas dot me të gjithë. Edhe ai që ngriti 2 gishtat.’- tha Rama.

Artikulli paraprak“SQUID GAME” VRET EDHE NË JETËN REALE/ NJË STUDENT DO EKZEKUTOHET, PASI FUTI ILEGALISHT NJË KOPJE TË SERIALIT NË VEND.
Artikulli tjetërTRAGJEDIA SHQIPTARE NË BULLGARI, PARLAMENTI MBAN 1 MINUTË HESHTJE NË NDERIM TË VIKTIMAVE