Sali Berisha dhe mbështetësit e tij kanë mësyrë këtë mbrëmje në selinë blu. Ai pritet të japë një deklaratë nga atje, lidhur me zhvillimet e ditës së sotme, ku demokratë në të gjithë Shqipërinë kanë mbajtur një referendum pro shkarkimit të Lulzim Bashës.

Kujtojmë se kjo e shtunë ka qenë një ditë dinamike për anëtarët e Partisë Demokratike.

Të ndarë në dy kampe, një pjesë e tyre ka qenë e pranishme në Kuvendin Kombëtar të thërritur nga kreu i PD, Lulzim Basha dhe një pjesë tjetër, në referendumin për shkarkimin e kryedemokratit, të thërritur nga Berisha. Nga ana tjetër, Basha deklaroi në një prononcim për mediat se nuk njeh asnjë referendum dhe se aktiviteti i vetëm që ka pasur sot PD është Kuvendi Kombëtar.

Artikulli paraprakSHPËRTHIM NË NJË BANKË, HUMBIN JETËN 14 PERSONA, PLAGOSEN DHJETËRA TË TJERË
Artikulli tjetërDALIN REZULTATET: SHKODRA KUNDER LULZIM BASHES.