Dy motra japoneze janë certifikuar nga Rekordet Botërore Guinness si binjaket më të vjetra në botë, 107 vjet e 300 ditë.

Umeno Sumiyama dhe Koume Kodama kanë thyer rekordin e vendosur nga motrat binjake japoneze Kin Narita dhe Gin Kanie.

Umeno dhe Koume kanë lindur më 5 nëntor 1913 në ishullin Shodoshima.

Njoftimi u bë dje (20 shtator) në Ditën e të Moshuarve , një festë kombëtare në Japoni.

Mbajtësit e mëparshëm të rekordit botëror, Kin dhe Gin kishin titullin e binjakëve më të vjetër identikë në botë, me moshën prej 107 vitesh dhe 175 ditë.

Rekord botëror: Njihuni me binjaket më të vjetra në

Artikulli paraprakRESTORANTET NË NJU JORK NUK I SHËRBEJNË TË PAVAKSINUARVE, PRESIDENTI I BRAZILIT HA PICË NË TROTUAR
Artikulli tjetërINDI, MËSUESI I APASIONUAR SFIDON PANDEMINË, JEP MËSIM NË RRUGË