Me ane te aktiviteti u mbajt në sallën e konferencave të Bibliotekës Shkencore Universitare, prezantimi i rezultateve të së parës shkollë verore rajonale për biodiversitetin (RSSB) rreth vlerave ekonomike të shërbimeve të ekosistemit të liqenit me pjesmarrjen e 3 shteteve si Macedonia, Mal i Zi dhe Shqiperia.

Supervizori i ketij grupi studimi Taulant Bino shprehet se ky projekt ftoi studente nga tre shtete per te sjelle secili pervojen mbi biodiversitetin ndersa sa i takon liqenit te shkodres Bino u shpreh se problematike paraqitet infrastruktura dhe gjuetia e paligjshme. Si perfaqesuese e Shkodres dekanja e fakultetit ekonomik Arjeta Troshani e cilesoi mjaft efektiv bashkpunimin e studenteve nga 3 shtete fqinje per te miren e perbashket sic eshte liqeni. Ky projekt pati mbeshtetjen e dy kompanive te njohura gjermane si “Koperacioni Gjerman” dhe “giz”.Gjate ketij takimi per te pranishmit u shfaq një film dokumentar realizuar nga gazetarja Genta Popa, ndersa me pas iu la radha prezantimit te rezulateve nga vetë pjesëmarrësit te shkollës verore rajonale për biodiversitetin.Në fund u zhvilluan nje sere diskutimesh me specialistin e pranishem Dr. Ralf Peveling, Team Leaderi, i ketij projekti.