Reshjet e shiut vijojnë të paraqesin probleme në disa qytete të vendit tonë. Reshjet e shiut kanë sjellë probleme në qytetin e Lezhës. Intensiteti i lartë i reshjeve gjatë natës ka sjellë probleme në bllokun e banimit ’11 janari’ të lagjes ‘Besëlidhja’.

Vërshimi i ujit thuajse ka përmbytur totalisht këtë zonë duke bllokuar hyrjet e pallateve e sjell probleme në lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.

Reshjet e shiut kanë sjellë probleme edhe në Kallmet të Lezhës, ku kanali i ujërave të larta ka dalë nga shtrati duke përmbytur disa hektarë tokë bujqësore.

Edhe në qytetin e Vlorës, reshjet e rëna gjatë 24 orëve të fundit kanë bërë që niveli i lumit Vjosë të rritet mbi 6.3 metra mbi nivelin e detit.

Si pasojë ajo ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur në këtë mënyrë një pjesë të pazarit pranë urës së Mifolit në Vlorë.

Sipas informacioneve nga banorë të zonës por edhe shtabit të Prefekturës, nëse reshjet do të pushojnë prurjet e Vjosës, nuk do jetë problem për zonën.

Por nëse reshjet vijojnë me intesitet në zonat e Përmetit dhe Gjirokastër atëherë do të kemi një rritje edhe më shumë të nivelit të Vjosës.

Artikulli paraprakSHKODËR, PËRMBYTET RRUGA E OBOTIT! RRITET NIVELI I LUMIT BUNË PËR SHKAK TË RESHJEVE
Artikulli tjetërSËRISH RESHJE SHIU DHE TEMPERATURA TË ULËTA, JA PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT