Teksa prej orësh 19:00 ka nisur mbledhja e thirrur nga Grupi i Rithemelimit me demokratët sot në selinë e PD-së, përkrahësit e Berishës duket se i janë përgjigjur thirrjes.

Siç shihet edhe nga fotot e publikuara nga LSA të pranishëm në mbledhje përveç Berishës, janë deputeti Tritan Shehu, Luan Baçi, Belind Këlliçi, Arben Ristani, Edith Harxhi, Aldo Bumçi, Çlirim Gjata, Mimoza Hajdarmataj, Edmond Spaho, Flamur Noka.

Siç raportuam edhe më herët, demokratët pritet të diskutojnë në mbledhjen e sotme për zgjedhjen e presidentit të ri, që tashmë është kryefjalë e diskutimeve politike në vend

Artikulli paraprakAKUZA SE MBANTE LLOGARITË E BANDËS SË DROGËS, AVOKATI VISHAJ: LIROHET KËNGËTARJA ELSA LILA
Artikulli tjetërVIDEO/ RONELA HAJATI HAP EUROVISION 2022, JA PERFORMANCA E KËNGËTARES SHQIPTARE