Rrëshqitjet në Rrugën e Kombit, Rama: Punimet pa studim gjeologjik

Reshjet e shumta të shiut kanë sjellje probleme në Rrugën e Kombit, veçanërisht në dy pika. Kryeministri Edi Rama e vëzhgoi nga afër situatën, ndërsa theksoi se problematika vjen për shkak të mungesës së një studimi serioz gjeologjik gjatë ndërtimit të saj Nga reshjet e fundit është evidentuar çarje masive e malit duke sjellë rrëshqitjen e dherave mbi trupin e rrugës, duke vështirësuar qarkullimin e vënë seriozisht në rrezik jetën e udhëtarëve. Duke evidentuar gjendjen e rënduar, Kryeministri Rama nënvizoi se zgjidhja e këtij problemi do të jetë puna e parë e kompanisë që do të mirëmbajë rrugën. Rama: Kjo do jetë ndërhyrja e parë që do bëhet për ta sistemuar në mënyrë që mos thellohet kjo çarje dhe mos ketë pasojë të tmerrshme për gjithë projektin. Kështu është, janë bërë pa studime gjeologjiket ë mirëfillta, pa ndjekur gjithë procesin teknik, ashtu si duhet, pas berihait, po sidoqoftë besoj se do jetë shumë shpejt e stabilizuar kjo pjesë e ndërkohë do fillojë punë për përfundimin e për mirëmbajtjen në vazhdimësi gjatë gjithë viteve, që mos ketë asnjë problem

Artikulli paraprakANULOHET DENIMI ME VDEKJE PER ISH-PRESIDENTIN EGJIPTIAN MORSI
Artikulli tjetërPRESIDENTI:PADI NE KUSHTETUESE PER BUXHETIN E ULET