Presidenti “presion” qeverisë: Padi në Kushtetuese për buxhetin e ulët

Institucioni i Presidenti u ankua para Parlamentit dhe kritikoi qeverinë, për sa i përket trajtimit financiar nga buxheti i shtetit, duke paralajmëruar ankimim në Gjykatë Kushtetuese. Sekretari i Përgjithshëm Florian Nuri, kërkoi 20 milionë lek shtesë në buxhetin e presidencës, nga fondet e alokuara në kuadër të buxhetit të vitit 2017. Minsitria e Financës dha dakortësinë për shtesën e kërkuar, por përgjigjen për ankimin në Gjykatë Kushtetuese e dha kryetari i komisionit Fatmir Xhafaj. Në mbrojtje të presidentit doli Partia Demokratike por dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Në komsionin e ligjeve u diskutua dhe buxheti për drejtësinë, ku ministri Ylli Manjani, ishte i kënaqur me shifrën e akorduar, por kërkoi rritje pagash për policët e burgjeve. Në buxhetin e vitit 2017, parashikohet hapja e nje burgu të ri në Shkodër ndërsa Ministri Manjani tha se kjo do sjellë dhe mbylljen e burgut të Zaharisë në Krujë, në të cilin kryejnë dënimin rreth 500 të burgosur dhe që vuajnë nga çrregullimet mendore. Manjani tha se ky burg nuk ofron kushtet e duhura dhe trjatimet speciale të kërkuara.

Artikulli paraprakRRESHQITJET NE RRUGEN E KOMBIT,RAMA:PUNIMET PA STUDIM GJEOLOGJIK
Artikulli tjetërOBAMA KERKON LEHTESIM TE BORXHIT PER GREQINE,TAKON TSIPRAS