Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka vënë sërish theksin në faktin që deputetët e kësaj partie do të dërgojnë në Kuvend një projektligj për indeksimin e pagave.

Me anë të një statusi në Facebook, meta u shpreh se vështirësitë ekonomike me të cilat po përballen qytetarët dhe rritja galopante e çmimeve, kanë çuar në domosdoshmërinë e shqyrtimit në një kohë sa më të shpejtë të këtij projektligji.

“Deputetët e Partisë së Lirisë, projektligj në Kuvend për indeksimin e pagave. Rritja galopante e çmimeve, situatë e vështirë ekonomike dhe sociale për qytetarët. Projektligji për indeksimin e pagave duhet të shqyrtohet sa më shpejt!”, ka shkruar Meta.

Artikulli paraprakMAQEDONIA E VERIUT NJË HAP MË PRANË ANËTARËSIMIT, KRYEMINISTRI KOVAÇEVSKI: JA KUR PRESIM TË PËRFUNDOJË PROCESI
Artikulli tjetër(VIDEO) SYTARI: LUTUNI PËR TË VDEKURIT, PËR TË SËMURËT, PËR PRINDËRIT, PËR RININË, KOMBIN E HARMONINË