Kryetari i bashkisë Vau Dejës Mark Babani ka hedhur poshtë akuzat për një rrugë të shtruar në afërsi të njësisë Bushat. Ky është segmenti i rikonstruktuar për të cilin bëhet fjalë.

Kryebashkiaku u akuzua se nuk ka shtruar rrugën e parashikuar në projekt por një aks tjetër por Babani hedh poshtë këto pretendime duke thënë se ka përfunduar loti i parë i investimit të atij aksi që është pikërisht kjo rrugë dhe loti i dytë për këtë pjesë të parikonstruktuar ende që është vazhdimësi rrugës do vijojë gjatë vitit të ardhshëm dhe se nuk bëhet fjalë për një tjetërsim projekti.

Përgjegjësi i projekteve në bashkinë Vau Dejës Ramazan Geci shprehet se projekti i rrugës për të cilën bëhet fjalë është kontrolluar edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe nuk ka patur asnjë problem.

Banorët shprehen se më në fund rruga që kanë pritur prej shumë vitesh është rikonstruktuar.

 

Artikulli paraprakFESTAT E FUNDVITIT, RRITEN ÇMIMET E USHQIMEVE
Artikulli tjetërSPITALI I SHKODRËS/ 11 PACIENTË TË SHPËTUAR, JA SI E MBYLL VITIN PAVIONI I KARDIOLOGJISË