Postimi i Greta Bardeli Gjoni

Qytetarët e Qarkut Shkodër, Lezhë dhe gjithë veriut pa asnjë diskutim penalizohen tepër nga mbyllja e qarkullimit në 2 drejtime në rrugën drejt aeroportit “Nënë Tereza”.

Vendim i nxituar pa marrë në konsideratë interesat e komuniteteve dhe veçanërisht veriut të vendit që goditet vazhdimisht nga vendimet e qeverisë!

Si deputete e Qarkut Shkodër kërkoj menjëherë hapjen e rrugës në 2 drejtime nga kryqëzimi i Ahmetaq (kthesa për aeroport kur vjen nga veriu) deri te rrethrrotullimi i statujës së “Nënë Terezës” Qeveria menjëherë të heqë dorë nga kokëfortësia , përndryshe protestat e banorëve të Rinasit do të mbështeten nga Shkodra, Lezha e kudo nga veriu ku preken interesat e qytetarëve!

Nuk është faji qytetarëve që qeveria hedh paratë për interesat e vilave të korrupsionit duke u çuar tunele te dera e vilave në bregdet dhe asnjë investim aty ku duhet!

Rruga e aeroportit sot duhet te ishte me 4 kalime, ndërsa Lezhë, Shkodër duhet te ishte investuar në nivelin e autostradave ndërkombëtare si pjesë e rëndësishme e korridorit europian të adriatikut!

Artikulli paraprakKIEVI PUBLIKON AUDION E PËRGJUAR TË USHTARIT RUS: RUSIA KA HUMBUR MË SHUMË USHTARË SESA NË 4 VJET NË ÇEÇENI
Artikulli tjetërBERISHA ZYRTARIZOI KANDIDATURËN, KULLURI TËRHIQET NGA GARA PËR KREUN E PD: FARSË E SHËMTUAR ZGJEDHORE