BANORËT: PREJ 25 VITESH ASKUSH NUK KA MENDUAR PËR RIKONSTRUKSIONIN. Rruga “Hamdi Sokoli” në lagjen “Guerrile” në qytetin e Shkodrës prej shumë vitesh është lënë totalisht në harresë.

Infrastruktura në atë zonë gjatë këtyre 25 viteve ka degraduar në një masë të madhe. Banorët që jetojnë në lagjen “Guerrile” bëjnë me dije se gjatë këtyre dy dekadave të fundit nuk ka patur asnjë ndërhyrje nga ana e Bashkisë Shkodër dhe se tashmë ka ardhur koha që ai aks rrugor të rikonstruktohet ashtu si shumë rrugë të tjera dytësorë të qytetit të Shkodrës. Banorët thonë se ndonëse jo zyrtarisht anëtarëve të këshillit bashkiak por edhe administratës së Bashkisë Shkodër ia kanë përcjellë shqetësimin e tyre për rrugën “Hamdi Sokoli” por asnjëherë nuk kanë marrë një përgjigje pozitive edhe pse u është premtuar. Në rrugën “Hamdi Sokoli” janë krijuar gropa të mëdha që mbushen me ujë dhe vështirësojnë se tepërmi qarkullimin për banorët por edhe qytetarët e thjeshtë që përshkohen aty. Në atë zonë banojnë një numër i madh qytetarësh si dhe ai aks ka një qarkullim jo të vogël duke qenë se lidhet me unazën e Shkodrës.

STAR PLUS TV

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/ZOjXQRzJyGk” frameborder=”0″ allowfullscreen ]

Artikulli paraprakPROTESTA, BLLOKOHET RRUGA SHKODËR-TIRANË
Artikulli tjetër7 MARSI, DAR URON MËSUESIT