Pesë shqiptarë të moshave 30-32 vjeç janë arrestuar provincën e Torinos për shfrytëzim prostitucioni. Hetimet për rrjetin e prostitucionit kanë nisur që në mars 2015, pas disa sinjalizimeve te karabinierët për makina camper të parkuara anës rrugës që përdoreshin si dhoma për të bërë seks.

Banda e kapur nga karabinierët kishte 15 vajza nën kontrollin e saj, të cilat vinin nga Shqipëria, Rumania e Moldavia. Akuzat janë shfrytëzim e favorizim prostitucioni dhe imigracion klandestin. Vajzat ishin marrë të gjitha në Itali me premtimin për punë të ndershme, por më pas përfundonin në rrugë, të detyruara me dhunë e kërcënime.

Disa prej tyre donin të dilnin nga xhiroja e prostitucionit, por nuk mundeshin për shkak të dhunës e kërcënimeve nga anëtarët e bandës.

Artikulli paraprakRRËFIM – MUHAMET TUZI
Artikulli tjetërBASHA TAKIM ME 5 AMBASADORË TË BE-SË,