Sekuestrohen 17.380 euro të padeklaruara në Kapshticë, ndërsa është proceduar penalisht një shtetas.
Policia Kufitare, gjatë kontrolleve në vijën e dytë, konstatuan në çantën personale të shtetasit me inicialet O. M., 17.380 euro, sasi të cilën nuk e kishte deklaruar.

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët filluan procedimin penal ndaj shtetasit O. M., 57 vjeç, banues në Bishqem, Peqin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Artikulli paraprakI AKUZUAR PËR DISA VRASJE, LIROHET NGA BURGU DJALI I MUAMMAR GADDAFIT
Artikulli tjetër‘SKANDALI’/ PREJ 4 VITESH PSG PAGUAN NEYMAR ME SHUMËN MARRAMENDËSE VETËM PËR T’U PËRSHËNDETUR ME TIFOZËT