Policia ka sekuestruar 44 kg kanabis sativa dhe dy pistoleta gjatë operacionit të koduar “Luzi”

Në pranga kanë rënë Lek Biba, 33 vjeç, Jurgen Tufa, 23 vjeç si dhe është shpallur në kërkim F. B, 32 vjeç, të tre nga Luzi i Fushë Krujës. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin Opel Corsa të drejtuar nga Jurgen Tufa dhe pasagjer Lek Bibën u gjet sasia prej 44 kg kanabis sativa, dhe dy armë zjarri pistoletë me mbishkrimin “Ecol Special 99”, kalibri 9 mm me krehër e fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Artikulli paraprakTAKSISTËT SHQIPTARË GRUSHTE NË MES TË SELANIKUT
Artikulli tjetërGRABITET DHE DIGJET FURGONI NE FSHATIN KIR TE DUKAGJINIT