Ndryshimet në qeveri këtë radhë vijnë në rang zëvendësministrash, ndryshime që priten të miratohen në mbledhjen që qeveria mban këtë të mërkurë. 

Idlir Peçi do të largohet nga ministria e Drejtësisë, për tu emëruar zëvendësministër i Mbrojtjes, ndërsa në vendin e tij në sektorin e Drejtësisë pritet të emërohet Eridjan Salianji, aktualisht anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe përfaqësues ligjor i Partisë Socialiste. Redi Shtino pritet të emërohet zv.ministër i Arsimit, Klejdi Xhaxhiu zv.ministër i Mjedisit Eralda Methasani zv.ministre e Integrimit. Eralda Methasani është këshilltare juridike e Ramës në kryeministri. Redi Shtino në 2015-ën  është zgjedhur në krye të G99-ës.  Nuk dihet ende se kush do të zëvendësojë zëvendësministren e Shëndetësisë Milva Ekonomi, e cila të enjten e shkuar u emërua në Kuvend ministre e Ekonomisë.  Po ashtu, pa një emër mbetet edhe zëvendësuesi i Gentiana Sulës, e cila u largua nga ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë si zëvendësministre, për të pritur votimin në Kuvend si drejtoreshë e Autoritet Hapjen e Dosjeve të Regjimit Komunist.

Artikulli paraprak“SUPER E MARTA AMERIKANE” TRIUMFOJNË KLINTON DHE TRUMP
Artikulli tjetërUEFA PËRJASHTON NJË VIT NGA KOMPETICIONET EVROPIANE GALATASARAY-n