Ky 91 vjeçar çdo javë kalon përmes këtij përroi për të shkuar tek kisha 900-vjeçare e Shën Gjonit në Malësi të Madhe. I moshuari rrezikon jo pak por besimi në Zot nuk e pengon aspak atë që të sfidojë jo vetëm vitet e moshës por edhe përroin e rrëmbyeshëm. Mungesa e një ure bën që besimtarët të zhvishen për të kaluar përroin në rrugën që më pas të çon tek rrënojat e kishës ku u mbajt mesha e shenjtë e të martës së 11-të të Shna Ndout.

Disa zhvishen e ndër të tjera e kalojnë me rrobat veshur përroin duke mos patur një mundësi tjetër. Besimtarët thonë se ata nuk privohen për të marrë pjesë në meshë edhe pse duhet të kalojnë në këtë mënyrë aspak normale.

Edhe për makinat është e vështirë që ta kalojnë këtë përrua dhe jo rrallë herë mjetet kanë ngelur në mes të ujit.

Famullitari i Shkrelit dom Nikolin Sheldija shprehet se disa herë ka ngritur zërin për ndërtimin e një ure për të shkuar më pas tek Kisha e Shën Gjonit por deri më tani një gjë e tillë nuk është realizuar.

Kjo kishë shekullore mund të shfrytëzohet edhe si vend peligrinazhi për turistët e huaj për vjetërsinë dhe rëndësinë historike e kulturore që ka.

Në këtë vend kanë mbetur rrënojat e një manastiri Bendiktin, rreth 900-vjeçar i cili është një tregues i identitetin tonë kombëtar por rruga për të shkuar deri aty është e mbushur me mbetje dhe kalohet me shumë vështirësi. Çdo kremtohet për çdo të martë pas festës së Pashkës mesha e shenjtë në kuadër të 13 të martave të Shna Ndout ku katolikët marrin pjesë në peligrinazhin për të gjetur ngrohtësinë shpirtërore me lutjet e tyre.

Artikulli paraprakSHBA: DREJTËSIA E RE E DHIMBSHME, E NGADALTË DHE E PAPËRSOSUR POR DUHET TË ECË PËRPARA
Artikulli tjetërOFL LLOGARI PËR PASURINË DY SHTETASVE NË SHKODËR