“Sfidat e zhvillimit rajonal” është workshopi i organizuar nga fakulteti ekonomik në universitetin “Luigj Gurakuqi” në qytetin e Shkodrës. Në këtë workshop u prezantuan 10 temat më të mira të studentëve të diplomuar si dhe masterave shkencor e profesional me qëllim promovimin e programeve të studimit.

E pranishme në këtë workshop ishte edhe kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër Greta Bardeli.Ky workshop veç të tjerave synon të zgjerojë më tej bashkëpunimin ndërmjet fakultetit ekonomik, bizneseve dhe pushtetit local që promovojnë rajonin e Shkodrës. Temat më të mira janë vlerësuar me çmimet përkatëse nga një juri e përzgjedhur.

Artikulli paraprakAKADEMIA VLLAZNIA, REZULTATE POZITIVE ME SHKËNDIJËN
Artikulli tjetërNGROHJA ME DRU, SHITËSIT NGRENË ALARMIN E ÇMIMIT