Shefi i Komisariatit të Shkodrës, Hamdi Shullani, ka zhvilluar një takim paraditen e së hënës me kryetaren e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi. Në deklaratën e tij për mediat, Shullani u shpreh se takimi në Bashkinë Shkodër ka qenë rutinë, në lidhje me koordinimin e punës për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike.

I pyetur për ngjarjen që terrorizoi qytetin e Shkodrës, shpërthimin e tritolit në lagjen “Rus”, shefi i Komisaritit të Shkodrës, Hamdi Shullani, u shpreh mjaft i rezervuar për zbulimin e detajeve të hetimeve. Gjithsesi, Shullani u shpreh se hetimet janë sekrete, përderisa Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Krimet e Rënda dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër vijojnë hetimet për zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes.

Shpërthimi i ndodhur paraditen e 13 janarit në lagjen “Rus” të qytetit të Shkodrës solli një bilanc prej 8 të plagosurish. Ngjarja terrorizoi zonën, përderisa lajmi për ngjarjen kaloi përtej kufijve të vendit, edhe në mediat e vendeve fqinje. Hetimet për këtë ngjarje vijojnë.

Artikulli paraprakNGACMOI SEKSUALISHT VAJZËN 5 VJEÇE, BABAI DËNOHET ME 6 VJET BURG
Artikulli tjetërPËRLESHJA ME THIKA NË NJË SHKOLLË, PLAGOSEN 15 NXËNËS