Ka njohur një përmirësim të lehtë situata e përmbytjeve në territorin e bashkisë Shkodër. Krahasuar me një ditë më parë, siëprfaqja e tokave është zvogëluar me 20 hektarë, duek bërë që këtë të hënë nën ujë të mbeten 1230 hektarë tokë. Njësitë më problematike mbeten Dajçi, Ana e Malit dhe Rrethina.

Njësia me sipërfaqen më të madhe të tokave të përmbytura është Ana e Malit, ku janë të paktën 450 hektarë tokë nën ujë. Ka një rënie të nivelit të ujit me 15 cm. Rruga kryesore e fshatit Obot mbetet e bllokuar si shkak I nivelit të ujit deri në 20 cm dhe lëvizja bëhet akoma me mjetet e ushtrisë.

Në këtë zonë janë rreth 15 banesa të cilat kanë prezencë uji në oborre. Sot ka fillaur evidentimi I dëmeve në tokat ku është tërhequr uji. Ndërsa në njëisnë administrative Dajç, sipërfaqja e tokave të përmbytura vlerësohet në 400 hektarë.

Në hidrometrin e Dajçit ka rënie të nivelit të ujit në 28 cm. Tashmë uji është tërhequr nga oborret e të gjitha banesave. Ndërkohë që edhe në këtë njësi, ditën e sotme ka nisur puna për evidentimin e dëmeve në disa fshatra

. Njësia e fundit për nga sipërfaqja e tokave të ëprmbytura është Rrethina, ku janë të paktën 380 hektarë tokë nën ujë. edhe në këtë njësi uji është tërhequr nga oborret e shtëpive. Nevoja më e madhe në këto 3 njësi mbetet furnizimi me bazën ushqimore për gjënë e gjallë, ku sasia e kërkuar nga bashkia Shkodër është të paktën 300 ton për të mbuluar nevojat e fermerëve.