Personat me aftësi të kufizuara vijojnë të kenë probleme të shumta sa I takon hapësirave të përshtatshme për mjetet e tyre lëvizëse.

Një prej tyre është 68-vjeçarja Sabahete Suma e cila prej më shumë se 15 vitesh përballet me komshinjtë e saj pasi pretendon se ato kanë zgjeruar më shumë se normalja oborret e tyre duke ngushtuar rrugën që të çon për në hyrjen e pallatit ku ajo banon.

Vazhdimisht ajo I dërgon shkresa mbi shqetësimin e saj bashkisë Shkodër dhe institucionit të Prefektit, por përgjigjet që ka marrë nuk kanë mjaftuar për të zgjidhur problemin me zgjerimin e rrugës.

Ajo kërkon që të ndërhyhet për ndërmjetësimin e banorëve të lagjes në mënyrë që të zgjidhet problemi me rrugën.

Anëtarëve të 16 familjeve që jëtojnë në një prej pallateve të lagjes “Dërgut” u duhet të kalojnë në këtë rrugë jo më të gjerë se 50 cm. Sabahete Suma, banore e kësaj zone apelon institucionet ta shohin me prioritet zgjidhjen e këtij problem që ka futur në konflikt shumë persona.

Artikulli paraprakRAMA TAKIM ME DREJTUESIT RAJONAL TË SHKOLLAVE: BËNI NATËN DITË! JA SA SHKOLLA DO KENË 3 TURNE
Artikulli tjetërBARDHAJ, BANORËT: KËRKOJMË ZGJERIMIN E URËS