Krahasuar me një ditë më parë, ka patur një përmriësim të lehtë situata e krijuar nga përhapja e COVID-19 në qarkun Shkodër. Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit konfirmoi 26 raste të reja dhe 1 viktimë. Vatrat e infeksionit u zgjeruan me 21 raste në bashkinë Shkodër, 3 në Malësinë e Madhe dhe 2 raste në bashkinë Pukë.

Të infektuar aktivë në nivel qarku janë 1253 qytetarë. Në spitalin rajonal të Shkodrës gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar 63 raste urgjente, prej të cilave 23 si të dyshuara me COVID-19. Në këtë spital janë të shtruar 16 paceintë me koronavirus, 2 më pak se një ditë më parë.

Gjashtë pacientë janë në repartin infektiv ndërsa 10 të tjerë në reanimacion. Në bashkinë Shkodër të infektuar aktivë janë edhe 13 mësues dhe 4 nxënës. Gjatë ditës së martë nga ISHSH në Qarkun Shkodër: janë inspektuar brenda planit 4 subjekte: 2 kopshte dhe 2 shkolla.

Subjektet arsimore të monitoruara zbatonin protokollet e masave anticovid. Në zbatim të urdhërit për mbajtjen me detyrim të maskës mbrojtëse ,u këshilluan rreth 180 qytetarë. Grupet e inspektorëve konstatuan shumë persona që nuk mbanin maskat dhe u këshilluan për vendosjen e tyre.

Pas njoftimit të rasteve nga NJVKSH, inspektorët e ISHSH kontaktuan me personat tampon pozitiv në Shkodër ku 37 personat e kontaktuar ishin të izoluar në banesën e tyre duke zbatuar rregullat e karantinimit.

Artikulli paraprakNGA NESËR NIS ZYRTARISHT FUSHATA ELEKTORALE, KQZ SHKRESË RAMËS, PARTIVE POLITIKE DHE ODIHR, ÇFARË IU KËRKON
Artikulli tjetërSHKODËR, VAKSINOHEN 410 MËSUES DHE 30 PEDAGOGË