Në Shkodër është përkujtuar 2-vjetori I vendosjes së memorialit që përkujton torturat e regjimit të egër komunist ndaj të përndjekurve politik. Datat 20 deri më 23 maji tashmë cilësohen si ditët e përkujtimit të qëndresës ndaj persekucionit të pothuajse 50 viteve nga diktatori Enver Hoxha dhe regjimi i tij. Kryetari I bashkisë Shkodër, Bardh Spahia thotë se

Presidenti I Shoqatës “Për paqe dhe drejtësi” imzot Angelo Massafra kërkoi të vlerësohen sa duhet martirët e demokracisë.

Kryetari i shoqatës së të përndjekurve të Shqipërisë Nebil Çika hodhi akuza të forta për qeverinë aktuale duke thënë se po përballemi me një diktaturë të dytë.

Luigj Mila, drejtues I komisionit për “Paqe dhe Drejtësi” tha se historia duhet të trashëgohet tek brezat e rinj në mënyrë që të gjithë të njohin sakrificat e bëra në emër të lirisë.

Memoriali i vendosur në qendër të qytetit të Shkodrës tre vite më parë nuk është vetëm për të përkujtuar persekucionin por edhe qëndresën e fortë e atyre qindra mijëra shqiptarëve që u vranë, u torturuan, u burgosën dhe masakruan nga regjimi monist.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, DREJTORJA E ARSIMIT REAGON PËR PROTESTËN
Artikulli tjetërTRITOL LOKALIT TË EFEKTIVIT TË POLICISË NË SHKODËR