Pas bojkotit të orës së parë të mësimit së nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Ndoz Mazi” të cilët bashkë me prindërit dhe disa prej mësuesve janë kundër largimit të drejtoreshës së kësaj shkolle Valbona Idrizi ka reaguar drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër Sindis Kopliku e cila u shpreh se konkursi në këto shkolla është hapur për shkak se drejtorët përkatës nuk plotësojnë kriteret ligjore.

Në total në Shkodër janë 14 shkolla në të cilat do të ndryshohen drejtorët për t’u zëvendësuar me ata që kanë kryer shkollën e drejtorëve shprehet drejtoresha Kopliku ndërsa mohon se këto lëvizje kanë arsye politike siç pretendojnë prindërit e fëmijëve të shkollës “Ndoc Mazi”.

Të gjithë ata drejtorë shkollash që janë aktualisht në drejtim dhe duan që ta mbajnë ende këtë post duhet medoemos që të paktën të kenë nisur shkollën e drejtorëve, një nismë kjo e Ministrisë së Arsimit ose në të kundërt do të zëvendësohen pasi mungesa e shkollës së drejtorëve cilësohet si një mungesë e kritereve ligjore.

 

Artikulli paraprakSHKOLLA “NDOC MAZI” NË PROTESTË: RIKTHENI DREJTORESHËN
Artikulli tjetërSHKODËR, 3 VITE NGA VENDOSJA E MEMORIALIT TË PERSEKUCIONIT