“Arrest me burg” ka dhënë gjykata e shkallës së parë në Shkodër për shtetasin Mark Kodra, 47 vjeç i cili vrau shtetasin Emiljano Ndou 25 vjeç. 47 vjeçari ka pranuar se është ai personi që ka qëlluar që natën e vrasjes.

Në seancën në gjykatën e shkallës së parë për masën e sigurisë 47 vjeçari Mark Kodra nuk kishte marrë asnjë avokat mbrojtës ndaj seanca nisi me vonesë deri sa gjykata njoftoi një avokatin e gatshëm Gulit Hasanaj duke e caktuar kryesisht.

Edhe në sallën e gjyqit shtetasi Mark Kodra edhe pse jo drejtëpërdrejtë ka lënë të kuptohet se është ai autori i vrasjes, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 28 majit në fshatin Bardhaj. “Ajo punë ka ndodh. Çfarë është bërë, është bërë”, ka deklaruar para gjykatës 47 vjeçari. Ndërkohë séance për masën e sigurisë nuk ka zgjatur shumë duke qenë se autori ka pranuar krimin dhe gjykata ka vendosur menjëherë “arrest me burg” për 47 vjeçarin.

Më herët në deklaratën e autorit dhënë për policinë pas arrestimit shtetasi Mark Kodra ka deklaruar se konflikti me viktimën kishte një vit që kishte filluar. Disa herë palët kanë debatuar për të mbërritur tek mbrëmja e 28 majit e këtij viti kur 47 vjeçari është shprehur

se ka marrë armën automatik kallashnikov dhe pasi ka dëgjuar 25 vjeçarin se po vinte me motorrin e tij duke e njohur përmes zhurmës e ka pritur dhe pasi ka lënë një shok të tijin, Mark Kodra ka treguar se nga oborri i tij e ka qëlluar shtetasin Emiljan Ndou.

“E kam qëlluar katër herë por vetëm një plumb e ka kapur. Përveçse është konfliktuar me mua më ka rrahur edhe djalin. Disa herë i kemi thënë por ka vijuar sërish dhe më pas nuk ka duruar më sepse na e kishte sjellë tek hunda dhe kam marrë armën për ta qëlluar”. Pas vrasjes shtetasi Mark Kodra mësohet se nuk ka shfaqur aspak pendesë për vrasjen e 25 vjeçarit Emiljano Ndou.

Ndërkohë pas vrasjes, bashkëshortja e autorit shtetasja Bukuroshe Kodra sqaroi se si kishte nisur konflikti prej një viti dhe deri natën e vrasjes. Dyshimet se vrasja ka ndodhur për shkak se viktima ka ngacmuar vajzat e autorit, 48 vjeçarja Bukuroshe Kodra e hodhi poshtë plotësisht duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me vajzat e saj.

Artikulli paraprakOBOT, FERMERËT KORRIN GJYSMËN E PRODHIMIT
Artikulli tjetërSHKODËR, PËRPLASEN DY MJETE, DY PERSONA TË PLAGOSUR