Kjo është Kristina Ndoci. Një artizane nga Jubani e cila vazhdon të ruaj me fanatizëm traditën e punimeve artizanale me motive tradicionale shqiptare. Kristina prej 40 vitesh bën punime të qentrove, mbulesave të tavolinave apo dhe shallave.

Punimet artizanale marrin shumë kohë dhe janë shumë të vështira për t’u realizuar shprehet artizania.

Në Shkodër punimet artizanale shiten më pak se sa në qyetet e tjera thotë artizania kjo për shkak se ekonomia është më e ulët.

Për disa ditë artizania Kristina Ndoci ka hapur tendën me punimet e saj në panairin e artizanëve në pedonalen e qytetit të Shkodrës. Një panair i cili organizohet çdo vit në prag të festave të fundvitit për t’i dhënë mundësi artizanëve të shesin prodhimet e tyre.

Artikulli paraprak(VIDEO) TAKSISTI HODHI NGA MAKINA PASAGJEREN, QË PËRPLASET TE GOMAT E AUTOBUSIT!
Artikulli tjetërPOLICIA E SHTETIT HEQ 30 PATENTA DHE VENDOS 252 GJOBA