Përfaqësues të pushtetit lokal por edhe të politikës në Shkodër kanë uruar besimtarët muslimanë për festën e Kurban Bajramit. Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” uron besimtarët myslimanë përmes lajmësit tradicional,

Me pikturën “Lajmësi tradicional”, realizuar aq bukur nga #BuronKaceli , uroj të gjithë besimtarët myslimanë QarkuShkodër:

GËZUAR E PËR SHUMË VITE BAJRAMIN E VOGËL!
Paqë, mbarësi shëndet e shumë dashuri për të gjithë!

Ndërsa, kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi në festën e Kurban Bajramit uron sa më shumë begati dhe harmoni në familje.

“Kurban Bajrami është simbol i sakrificës sublime për dashurinë e përkushtimin ndaj Zotit të gjithëpushtetshëm. Kjo ditë forcon besimin në Zot dhe tek njëri- tjetri, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin mes njerëzve.”

Festën e Kurban Bajramit e kanë uruar edhe përfaqësues të forcave politike në Shkodër. Kryetari I Partisë Demokratike Xhevdet Amuli uron besimtarët muslimanë,

“Pas një viti, ku çdo festë e kaluam në kushte të jashtëzakonshme,duket se shpresa për një rikthim në normalitet është e madhe,dhe pas çdo të keqeje që kjo situatë solli,riktheu dhe forcoi besimin në Zot dhe mbi të gjitha na solli të gjithëve më pranë njëri-tjetrit.”

Urimin ëpr festën e Kurban Bajramit e ka përcjellë edhe Koordinatori politik I Qarkut Shkdoër për Partinë Demokratike Helidon Bushati

“Në këtë ditë të veçantë kremtojmë dashurinë e Zotit që mbizotëron tek kushdo që sprovohet përmes sakrificës. Në Festën e Flijimit në mëndje më shkojnë shumë familje shkodrane të pamundura nga varfëria, por edhe shumë prej jush që i gjendeni pranë njëri-tjetrit.

Paçi mbarësi, begati, paqe dhe harmoni sot e mot në familjet tuaja. Janë ditë të shënjta si e Sotmja kur lutjet tona për njëri-tjetrin, por edhe thirrja ndaj Zotit për një Shqipëri edhe më të mirë, nuk mungojnë. Dhe me këtë forcë të besimit në Zot gjithmonë lutjet tona, do të triumfojnë. “

Deputetja e zgjedhur në zgjedhet parlamentare të 25 prillit Edona Bilali, uroi besimtarët muslimanë për festën e Kurban Bajramit për më shumë dashuria dhe solidaritet.

“Gëzuar miq, sot uroj që kjo ditë e shënuar të ndriçojë zemrat tona e të jemi të pakursyer në dashuri e solidaritet njerëzor.”

Artikulli paraprakSHKODËR, MUZEU “MARUBI” NDALESA KRYESORE E TURISTËVE
Artikulli tjetërKURBAN BAJRAMI PËR MYSLIMANËT, KMSH: TË RUHET FAMILJA