Me qindra qytetarë të Shkodrës kishin sytë nga këshilli bashkiak i Shkodrës në pritje të miratimit të 6% për ndihmën ekonomike për muajin korrik 2021 por mbledhja e këshillit dështoi duke mos arritur që të zhvillohej. E lajmëruar por t’u zhvilluar në orën 11:00 mbledhja e këshillit bashkiak nuk u zhvillua për shkak se nuk ishte numri i duhur i këshilltarëve në sallën e këshillit për të formuar kourimin prej të paktën 26 anëtarësh për ta zhvilluar mbledhjen.

Në sallë nuk u bënë më shumë se 23 anëtar të këshillit bashkiak nga 26 që duhen. Në fakt këshilli bashkiak i Shkodrës ka në total 51 anëtarë të cilët pothuajsë të gjithë janë të majtë dhe pavarësisht kësaj nuk arrijnë që të bëjnë kourimin e duhur për të zhvilluar një mbledhje më emergjente apo më të nevosjhmet se të tjerat duke qenë se në diskutim ishte 6% i ndihmës ekonomike të cilin e presin shumë familje shkodrane të cilat janë në kushtet më të vështira ekonomike të mundshme, të paktën pjesa më e madhe e tyre. Kjo është një mungesë totale përgjegjësia e atyre anëtarëve të këshillit bashkiak të Shkodrës të cilët nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje. Shumica prej tyre janë të punësuar me paga të mira në institucione apo disa janë të përfshirë edhe në biznese me të ardhura të kënaqshme duke mos e patur fare problem se shumë familje shkodrane presin çdo muaj këta këshilltarë të papërgjegjshëm për të çuar kartonin jeshil dhe për të kaluar ndihmën ekonomike.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh qoftë nga ky këshill teksa në mbledhje të ndryshme nuk arrihet të bëhet kourimi i duhur i anëtarëve. Askush aty nuk është futur me forcë apo me padëshirë, madje sa herë që ka zgjedhje vendore ka një luftë të madhe për të zënë një vend të sigurtë në lista duke luftuar edhe deri tek kryeministri apo drejtues të lartë politik dhe tani kur vjen puna për të marrë përgjegjësitë për qytetin e aq më tepër shtresat në nevojë tregohen plotësisht jo vetëm të padobishëm por edhe pa asnjë lloj përgjegjësie. Ata anëtarë që e ndjejnë veten ta pamundshëm për të qenë në mbledhjet e këshillit mund të japin dorëheqjen sepse këto dështime që bëjnë janë fytyra më e shëmtuar përpara qytetarëve e një këshilli bashkiak. Mbledhja që dështoi është shtyrë në orët e pasdites.

Artikulli paraprak“DOJA TË NDIHMOJA PRINDËRIT E SËMURË”/ ARRESTOHET SHQIPTARI NË BRITANI, U GJET BRENDA “SHTËPISË SË BARIT” ME VLERË 1 MLN PAUNDË (EMRI)
Artikulli tjetërSHËRBIMI SOCIAL FILLON SHPËRNDARJEN E BONUSIT TË BEBES