Nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorine e Polisise Vendore Shkodër, u finalizua me sukses operacioni i koduar, “Rrjeta”, ku u arrestua në flagrancë shtetasi : Ardit Kopriva, 28 vjeç, banues në Shkodër. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi : E.S., 28 vjeç, banues ne Shkoder.

Këto shtetas dyshohen se kanë konsumuar veprën penale, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, pasi në rrugën « Shkodër – Moriçan », në vendin Oblikë, shtetasi Ardit Kopriva është kapur duke drejtuar mjetin « Ford Galaksy », ngjyrë e kuqe, targa AA329GE, ku brenda në mjet kishte katër shtetas te rritur dhe tre femije nga qyteti i Tiranës, të cilët kishin si destinacion final për të ikur për të kërkuar azil në Gjermani. Po punohet për kapjen e shtetasit E.S.. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale « Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijvë”, parashikuar nga Neni 298/1/2 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakFITORE SPEKTAKOLARE, NOVAK DJOKOVIÇ, “MBRETI” I WIMBLEDONIT
Artikulli tjetërSHLLAKU: DO NIS PUNA PËR DISA PROJEKTE