Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër kanë mundësuar shërbimin më të fundit për studiuesit, studentët dhe pedagogët e Universitetit Luigj Gurakuqi, që janë të interesuar për punë kërkimore në fushën e historisë dhe kulturës, Këndin Arkivor të qytetit.

I vendosur në një nga sallat e bibliotekës sw qytetit “Marin Barleti”, këndi arkivor i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave ofron përmes katalogut online mundësinë e aksesit falas në dokumentet arkivor të Arkives Qendrore Shqiptare për të gjithë studiuesit dhe duke shkurtuar distancën e këtij shërbimi pa qenë nevoja të shkohet në Tiranë.

Përgjegjësi i sektorit të sallave të studimeve në drejtorine e pergjithshme te arkivave Myrteza Sharra sqaroi mënyrën sesi studiuesit mund ta përfitojnë këtë shërbim.

Aplikimi ne Kendin e Arkivave mund te behet vetem per dokumente historike duke perjashtuar ato biometrike si dokumentet e pronesise apo te tjera.

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi tregoi se cilat janë avantazhet e këtij bashkëpunimi, ku këndi arkivor vjen si një shërbim i mundshëm për të gjithë dhe me cilësi dhe tha se bashkia ka mbeshtetur kete nisem.

Së shpejti Këndi Arkivor i drejtorise se pergjithshme te arkivave do hapet edhe në bashkinë Malësi e Madhe.

Artikulli paraprakSHKODËR, TAKSISTI: POLICIA TË NDËRHYJË OSE DO MBLEDH VIKTIMA
Artikulli tjetërSTAR TREND – 01.07.2021