Caristasi Dioqezan në Shkodër bashkë me kishën katolike kanë ndërmarre një projekt të quajtur “Natyra është shtëpia jonë e përbashkët”. Pjesë e këtij projekti do të jenë tri famulli, Velipoja, Dajçi dhe Guri i Zi të cilat kanë problem me mbetjet ashtu si e gjithë pjesa tjetër ndërsa do të angazhohen të rinjtë. Arqipeshkëvi i Shkodrës monsinjor Angelo Massafra përcolli disa mesazhe të Papa Françeskut në eniciklikën e tij “Ti qofsh lëvduar”, një botim i Atit të Shenjtë kushtuar mjedisit.

Drejtori i Caritasit në Shkodër dom Gjovalin Simoni por edhe famullitari i Velipojës dom Marjan Gega dhe i Gurit të Zi dom Raffaele Gagliardi u shprehën se ndotja është alarmante dhe se institucionet por edhe vetë shoqëria duhet të marrin masa për eleminimin e ndotjes.
Luigj Mila i projektit “Shpresa” që në fokus edhe mjedisin tregoi se si po shpyllëzohen malet në Shkodër por edhe disa statistika të frikshme.

Ky projekt që do zgjasë për dy vite në famullitë e Velipojës, Dajçit dhe Gurit të Zi i quajtur “Natyra është shtëpia honë e përbashkët” përveç ndërgjegjësimit dhe informimit do të ketë edhe aksione konkrete nga të rinjtë dhe nxënësit e shkollave ndërsa nëse rezulton i suksesshëm do vijë të përhapet edhe në famullitë e tjera për një mjedis më të pastër.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, 16 DITËT E AKTIVIZMIT KUNDËR DHUNËS
Artikulli tjetërUNIVERSITETI I SHKODRËS ZHVILLON KAMPIONATIN “PAVARËSIA”