“Gjaja”, komedia e zezë e shkruar nga Joe Orton u shfaq në teatrin “Migjeni” si premierë me regjinë e Altin Bashës. Trupa e aktorëve të teatrit të Shkodrës sollënë këtë vepër që flet për korrupsionin në çdo hallkë të shoqërisë e cila përkon me realitetin e sotëm shqiptar.

Kufoma në arkivol që zëvendësohet me paratë e vjedhura nga djali i gruas së vdekur dhe këto para që ndahen në mes një infermiereje të korruptuar, një hetuesi dhe vetë djalit të shtëpisë që masakron nënën e vdekur vetëm për paratë janë një mesazh i fortë për shoqërinë tonë shprehet regjisori Basha.

Aktorët e teatrit “Migjeni” shprehen se fatkeqësisht ky është realiteti në të cilin jetojmë dhe se shoqëria shqiptare e ka përceptim se mbi gjithçka prevalon korrupsioni.

Drejtoresha e teatrit “Migjeni” Rita Gjeka thotë se pranoi këtë komedi të zezë sepse e quan më të rëndësishme se një seancë parlamentare për shkak të mesazheve që lidhin korrupsionin me gjithë sistemin.

Në komedinë e zezë “Gjaja” morën pjesë edhe aktorët Pjerin Vlashi dhe Fritz Selmani ndërsa kjo vepër e Joe Orton u përkthye nga Artur Lena ndërsa muzika e shfaqjes u mundësua nga Markelian Kapidani me skenografinë dhe kostumet e Ilirjana Bashës.

 

Artikulli paraprak“SHTËPIA E BARIT”, “ARREST ME BURG” 3 TË ARRESTUARVE
Artikulli tjetërNAFTA ÇMIM REKORD, QYTETARËT: TË PROTESTOJMË