Koncerti me artistët shkodran të brezit të ri do të jetë buqeta e luleve në përmbyllje të 6 majit, ditës së luleve. Koncerti i quajtur “N’gen” do të mbahet më 6 maj në orën 19:00 në sheshin përpara bashkisë Shkodër. Në teatrin “Migjeni” po zhvillohen provat e fundit ndërsa drejtorja e këtij teatri Rita Gjeka e cilëson si një risi këtë concert.

Maestro Markelian Kapedani është drejtuesi artistik i koncertit i cili thotë se pjesët muzikore nga artistët e rinj do të jenë të alternuara mes tradicionales dhe muzikës modern.

Idea fillestare e këtij koncerti i cili prezanton projektin ‘N’gen’ është risjellja e muzikës së qytetit dhe asaj të huaj me aranxhime të reja përmes një gjuhe të sofistikuar e harmonike dhe ritmike, tipike të muzikës Jazz dhe asaj moderne.

Në fakt tentativa të tilla nuk janë të parat në vendin tonë. Momenti i parë i një eksperimenti të tillë ka qenë “Festivalit i 11- të”, në vitin 1972, në RTSH. Këngët ishin të aranxhuara nga mjeshtri Gaspër Çurçia, të cilat sillnin tek publiku tingëllimet JAZZ dhe ritmin vallëzues SËING.

Ky festival përfundoi i censuruar nga sistemi i kohës dhe artistët u internuan ose u bugosën. Sot, pothuajse një gjysëm shekulli mbrapa ‘rikthehemi’ tek ai moment historik për të ripërshkruar atë rrjedhë muzikore, një rrugëtim ky i dosmodoshëm për muzikën tonë.

Artikulli paraprakMJEKJA: QYTETARËT KUJDES NDAJ MELANOMËS
Artikulli tjetërSHKODËR, SHPËRTHEN BOMBOLA E GAZIT, ZJARR NË NJË BANESË