Me 18 nëntor do të ndryshojë ligji për dhunuesit, I cili parashikon dëbimin nga banesa të burrave që ushtrojnë dhunë ndaj grave apo pjesëtarëve të tjerë të familjes. Avokatja Edlira Bylo tregon se ky ndryshim ligjor I ka fillesat që në vitin 2006 ndërsa tregon se di do të zbatohet ky ligj.

Një vëmendje e veçantë I është kushtuar edhe dhunuesve bën të ditur avokatja, ndërsa shton se ata do të ndiqen nga qendrat e këshillimit apo edhe psikologë për të synuar ribashkimin e familjes.

Avokatja Bylo ka një mesazh për të gjithë viktimat e dhunës.

Me ligjin e ri, duke filluar që nga data 18 nëntor 2020, burrat që dhunojnë gratë apo pjesëtarë të tjerë të familjes, do të dëbohen menjëherë nga banesa. Në bazë të këtyre ndryshimeve ligjore, dhunuesit janë të detyruar të marrin pjesë në programe rehabilitimi psikosociale

Artikulli paraprakEDMOND PANARITI HEQ DORË NGA LSI: QË NGA SOT NDËRPRES ANGAZHIMIN 16-VJEÇAR ME KËTË PARTI
Artikulli tjetërSHKODËR, AKSIDENT ME PESË MAKINA, S’KA TË PLAGOSUR