Në kuadër të festave të 28 dhe 29 nëntorit medreseja Haxhi Sheh Shamia dega e vajzave ka organizuar një aktivitet socio- kulturor në Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër. Dëshira e nxënësve për të qënë afër dhe për t’i dhuruar dashuri gjyshërve që jetojnë në këtë shtëpi ka qënë arsyeja se pse ky aktivitet u bë i mundur shprehen mësueset.

Aktivitete të tilla janë shumë të nevojshme pasi sjellin lumturi tek të moshuarit thekson Fatjon Hoxha ,drejtor i Shtëpis së të Moshuarve Shkodër.

Gjatë ditëve në vijim në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër do të zhvillohen dhe një sërë aktivitete të tjera.