Besimtarët e krishterë në Shkodër dhe gjithë botën festojnë festën e shenjtë të Pashkës. Në katedralen “Shën Shtjefni” u kremtua mesha e shenjtë në vigjilje të ringjalljes së Jezu Krishtit, shëlbyesit të botës. Mesha u kremtua nga famullitari i Shkodrës Dom Vlash Palaj i cili iu drejtua besimtarëve duke thënë se pavarësisht vitit të pandemisë gjithmonë jeta mbizotëron mbi vdekjen duke dhënë shembullin e Jezusit.

Famullitari Palaj përçoi një mesazh edhe për disa probleme që po dëmtojnë shoqërinë tonë.

Të gjithë ata që besojnë tek Jezusi janë të veçantë deklaroi famullitari Palaj…

Mesha e shenjtë e Pashkës u transmetua drejtpërdrejtë nga Star Plus Tv ashtu si gjitha aktivitetet e tjera gjatë javës së Pashkës.

Artikulli paraprak“MARRIN FRYMË” SPITALET COVID NË SHQIPËRI, BIE NDJESHËM NUMRI I INFEKTIMEVE DHE VIKTIMAVE, PRILLI NIS ME SHIFRAT MË TË ULËTA
Artikulli tjetërSHKODËR, POLITIKA URON PASHKËN: TË REFLEKTOJMË PËR VETEN